Një monedhë e rrallë islamike që daton nga Dinastia e parë e Islamit u shit në ankand për 3.72 milion paund.
Dinari Islamik i Umajadit, një nga vetëm një duzinë që dihen se ekzistojnë, mban një rresht të shkurtër teksti: “Ma’din Amir al-Mu’minin bi’l-Hijaz”, që do të thotë “Miniera e Komandantit të Besimtarëve në Hixhazi “.
Monedha, e cila ka një madhësi thuajse sa monedhat aktuale, mendohet ishte në pronësi të disa Kalifëve dhe gjithashtu thuhet se i është dhënë një ish-pronari nga vetë Profeti Muhamed, shkruan “Times”. Monedha është më e hershmja e gjetur në rajonin e Gjirit dhe e para e gjetur në Arabinë Saudite.
Ajo iu shit një ofertuesi anonim nga ankandi i zhvilluar në Londër.
“Kjo monedhë është përrallore. Jo vetëm që është një gjë e rrallë mahnitëse, por është gjithashtu një dokument i rëndësishëm historik”, tha Specialisti i monedhës, Stephen Lloyd.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al