Kjo foto e aktorit të madh Timo Flloko është bërë vetëm pak ditë më parë nga paparazzi i “Panorama Plus” dhe ajo që bie në sy është forma e jashtëzakonshme fizike e Fllokos.
Asnjë gjurmë që të justifikojnë 73 vitet që mban mbi supe. Një fizik atleti dhe ecje e zhdërvjellët si e një djali të ri, na bën të mendojmë se sa me fat është Flloko, i cili padyshim që i ka ndihmuar genet e tij të mira edhe me një stil jete të shëmdetshëm.
Kjo vlen edhe për bashkëshorten e tij, Vera Grabockën, një tjetër personazh publik për të cilën koha ka ndalur.
Flloko është një aktor i cili ka bërë histori në kinematografinë dhe teatrin shqiptar, por që në përgjithësi ka qenë i rezervuar për të rrëfyer mbi jetën e tij.
Por çuditërisht, i ftuar në edicionin e parë të filmit me metrazh të shkurtër “Gjakova film festival” në Kosovë, ai ka rrëfyer për herë të parë një histori dramatike nga jeta e tij.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al