19 Maj, 2022

Kjo video është prova që djali 4-vjeçar i Drake do jetë LeBron James i ardhshëm


Gati për ligat e mëdha… Drake mund të jetë një tifoz i zjarrtë i basketbollit – dhe ambasador global për ‘Toronto Raptors’ që nga viti 2013 – por është djali i tij Adonis ai që mund të jetë ylli i ardhshëm i NBA-së.

Këngëtari i “Hotline Bling” postoi në Instagram një video të adhurueshme të 4-vjeçarit duke treguar aftësitë e tij në fushën e basketbollit brenda rezidencës së tij në Toronto. Në video, Adonis shfaqet me fanellën me numër 23 të LeBron James të ‘Los Angeles Lakers’ teksa luan.

Pasi gjuajti një kosh, ai i ra gjoksit disa herë, ashtu si LeBron ka bërë gjatë gjithë karrierës së tij. Ai gjithashtu tërhoqi fanellën e tij nga supet gjatë gjithë videos, një tjetër veçori e katër herë kampionit të ‘NBA’.

Drake shkruajti krah videos, “Po mëson nga @kingjames”, duke etiketuar LeBron. Atleti e ripostoi videon në Instagram Story me mbishkrimin, “Nipi im e pëlqen shumë lojën!”

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by champagnepapi (@champagnepapi)


Adonis ka kohë që është fans i LeBron-it. Verën e kaluar, Drake ndau një video të Adonisit duke parë disa nga momentet kryesore të karrierës së LeBron në Instagram. Në video, Adonis shfaqej i mahnitur nga ylli legjendar, duke i mbajtur sytë ngjitur pas ekranit teksa thoshte “Oh Zot!” në fund. Babai i tij dëgjohej duke qeshur me reagimin e lezetshëm të djalit të tij në sfond.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by champagnepapi (@champagnepapi)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al