7 Mars, 2022

La karrierën për t’i ardhur në ndihmë vendit të tij, aktori ukrainas humb jetën në betejën kundër rusëve


Aktori  ukrainas Pasha Lee, ka humbur jetën në betejat e tij kundër forcave ruse të cilat kanë pushtuar pjesën perëndimore të Kievit.

Lee ishte vetëm 33-vjeç, dhe doli të luftonte kundër rusëve, shkroi Periskopi.

Pasha ju bashkua “Forcave të armatosura të Ukrainës” gjatë javës që lamë pas për të mbrojtuar atdheun e tij ndaj këtij pushtimi të egër që Rusia ka marrë prej disa ditësh ndaj vendlindjes së tij.

Para dy ditësh, ai kishte publikuar në Instastory një fotografi ku shihej së bashku me një kolege të tij të veshur me një uniform ushtrie.

“Për 48 orët e fundit kishim një mundësi për t’u ulur dhe për të bërë një foto se si po bombardojmë, dhe ne po buzëqeshim sepse do t’ia dalim dhe gjithçka do të jetë Ukrainë, ne po punojmë”, kishte shkruar Lee.

Aktori ka luajtur në filma si: “Meeting of Classmates”, “The Fight Rules”, “Selfie Party”  dhe  “Zvychayna Sprava”.

Ai gjithashtu ishte prezantues në kanalin DOM dhe bëri punë si dublues në filma si “The Lion King” dhe “The Hobbit”, sipas një postimi në Facebook nga Sergiy Tomilenko, President i Unionit Kombëtar të Gazetarëve të Ukrainës.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al