28 Shtator, 2017

Klaudia na habiti të gjithëve, ka një vit e disa muaj e divorcuar nga Albi


Klaudia Pepa tashmë është përfshirë edhe vetë në vorbullën e krijuar nga komentuesit për divorcin dhe deklaratat e saj të fundit , ku në një videomesazh ajo e quajti Albin ‘vëlla’.

Por Klaudia duket se tani nuk mund të rrijë më e heshtur përballë komentuesve të shumtë në Instagramin e saj.

Ndërkaq, në një nga fotot e fundit të postuara, njëra prej komentueset i përmend edhe kohën e divorcit. Ajo ka zbuluar, ndryshe nga ç’mund të kishim menduar, që ka një vit e disa muaj e divorcuar nga Albi.

 

 

Në të vërtetë, çifti e ka konfirmuar ndarjen për herë të parë këtë fund qershori dhe atëherë thanë që kishin një vit që nuk ishin më bashkë, por me sa duket ata kanë vendosur që në atë kohë, para një viti e disa muajsh tashmë, të ndaheshin edhe ligjërisht.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al