9 Tetor, 2017

Klaudia Pepa fansave: Më ndihmoni ç’të vesh? Ja si ‘i vjen në ndihmë’ ish bashkëshorti


Dy balerinët e njohur shqiptarë janë në qendër të vëmendjes prej disa muajsh. Menjëherë pas publikimit të lajmit se ata janë divorcuar të gjithë donin të dinin shkaqet që i ndanë bashkëshortët.

Albi Nako dhe Klaudia Pepa u përfolën akoma më shumë, pasi në një mesazh të transmetuar në emisionin ‘Rudina’, ajo e cilësoi ish-bashkëshortin e saj Albin si ‘vëllain e madh’.

Por këtë herë Klaudia ka vijuar me publikimet e saj provokuese. Ajo ka kërkuar ndihmë nga miqtë e saj, se çfarë të zgjedhë për të veshur. Si gjithmonë nuk mund të mungonte dhe reagimi i Albit. Balerina është shfaqur shumë sensuale.

Me sa duket kjo foto e ka bërë të qeshë, pasi komenti i tij shoqërohet me ikona që ‘qeshin me lot’ dhe asnjë fjalë. Ndërkohë Klaudia nuk e parë të arsyeshme të reagojë lidhur me komentin e ish-partnerit të saj.

Në intervista të një pas njëshme Albi ka treguar, se mes tyre ka një marrëdhënie shumë të mirë dhe komunikojnë shpesh me njëri-tjetrin.

Ndër të tjera Albi ka zbuluar, se shkaku i ndarjes së tyre ishin në një farë mënyre prindërit e tij. Për shkak të moshës Albi duhet të jetë pranë tyre dhe nuk mund të zhvendosej drejt Italisë, atje ku ndodhet ish-bashkëshortja e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al