23 Maj, 2022

Klaudia Pepa flet si rrallë herë për jetën private: Edhe unë e kam një…


Balerina Klaudia Pepa prej vitesh e ka ndërtuar karrierën e saj në Itali, ndërsa sa i pëket jetës së saj private ajo nuk ka preferuar të ndajë informacione me publikun.

Teksa ishte e ftuar “Në Kurthin e Piter Pan”, balerin u pyet në lidhje me jetën e saj personale, sërish pa dhënë detaje.

 “A ka të reja nga jeta private?”– ishte pyetja që iu drejtua Klaudia Pepës.

“Epo, një shok e kam edhe unë” – tha balerina duke mos dhënë më shumë informacione për jetën personale, të cilën ka dashur gjithmonë ta mbajë për vete.

Postimet romantike të saj në rrjete sociale kanë ngritur shpesh dyshimet se mund të jetë duke jetuar një histori të bukur dashurie. E pyetur nëse ka një partner në krah, Pepa disa muaj më parë tha:

“Sigurisht që ka një histori, por preferoj të jetë private. Ishte një ëndërr romantike, diçka shumë e veçantë (ditëlindja e famshme e mbuluar e gjitha me trëndafila)”.

Kujtojmë se Klaudia Pepa qenë në qendër të vëmendjes së fundmi, pas ajo ka realizuar koreografinë e Ronela Hajatit për performancën në Eurovision.

Pavarësisht kritikave, Klaudia është ndier dyfish e emocionuar, duke u shprehur se të kërcente në Itali duke përfaqësuar Shqipërinë ishte diçka e veçantë: “Jam shumë entuziaste për këtë eksperiencë. Jam dyfish e emocionuar, sepse kërceja në Itali, performoja në Itali, por përfaqësoja Shqipërinë, kështu që ishte diçka shumë speciale” – tha Klaudia më herët sot në një intervistë në “Top Channel” duke shtuar se e gjithë skuadra ka pasur një energji shumë të mirë. (KLIKO)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al