Klaudia Pepa është ka qenë prezente në media shumë kohët e fundit , jo vetëm për divorcin e shumëpërfolur me koreografin Albi Nako, por edhe për fotot e saj provokuese gjatë pushimeve në Shqipëri. Por duket se shtatori e ka kthyer sërisht Klaudian në Itali.
Në një foto të publikuar vetëm pak minuta më parë, ajo shihet të jetë në hyrje të tapetit të kuq për Festivalin e Venecias. Mesa duket Klaudia ka qenë pjesmarrëse e ftuar në atë festival krah yjeve të showbizit botëror .Për 11 ditë në tapetin e kuq të këtij festivali do të parakalojnë aktorë, regjisorë e producentë nga e gjithë bota. Klaudia Pepa është e vetmja shqiptare e ftuar në Festivalin e Filmit në Venecia deri më tani.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al