9 Shkurt, 2021

Klaudia Pepa zbulon se i është nënshtruar testit të Covid-19, po përgjigja e tij?


Klaudia Pepa tregoi dje se e i është nënshtruar testit të Covid-19.

klaudia pepa (1)

Ajo ndau me të gjithë ndjekësit një foto të testit në Instastory, po përgjigja nuk dihet ende.

klaudia pepa (9)

Balerina shqiptare do të marrë pjesë në një film, i cili titullohet “Reverse”.

klaudia pepa (8)

Ky është projekti i fundit i Giuseppe Lepore. Xhirimet për të kanë nisur që më 17 gusht në Abruzzo, në përputhje me rregullat e Covid-19 në këtë kohë pandemie.

klaudia pepa (5)

I shkruar nga skenaristi francez Guillaume Pichon, ky projekt do të drejtohet nga Mauro John Capece dhe ka karakter thriller ligjor, që do t’ju lërë të gjithëve pa fjalë.

klaudia pepa (4)

Skenari flet për një vrasës serial, psikopat, që vret gjithmonë duke përdorur një thikë blu. Pas tij do të jetë një inspektor policie, i cili, i bindur se çmenduria e tij është e gjitha një trillim, duke e marrë në pyetje do të çojë në rrëfimin e kthjellët të vrasjeve të tij!

klaudia pepa (3)

Thrilleri ku interpretojnë Corinna Coroneo dhe Adrien Liss, ndër të tjera, do të shënojë debutimin e shqiptares Klaudia Pepa bashkë me Beppe Convertini.

klaudia pepa (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al