Një videomesazh ku Klaudia Pepa shprehte dashurinë dhe mirënjohjen për ish-bashkëshortin e saj, Albi Nakon, u komentua shumë dhe madje u kritikua pasi ajo ndër të tjera e quajti atë “vëllain e saj të madh”.
Për herë të parë, balerina ka shpjeguar se përse zgjodhi ta quante ashtu Albin:
“Për ata që nuk e kanë kuptuar…Një vëlla është miku që ta jep natyra. Një vëlla është i afërt si duart dhe këmbët . Unë e përkufizova Albin si një familje sepse e tillë është për mua. Nëse fjalët më dalin nga zemra , nuk janë asnjëherë të gabuara,”-është shprehur ajo.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al