9 Tetor, 2017

Klea Huta përgjigjet për raportin me Elgit Dodën: “Sigurisht që e kemi diskutuar, ne jemi…


Klea Huta ka qenë e ftuara e radhë se emisionit të pasdites “Rudina”, ku ndau me të gjithë publikun  të rejat nga projektet e saj televizive dhe detaje mbi karrierën . Por sigurisht një bisede të tillë nuk mund t’i shmangej as pyetja mbi jetën private të Kleas, ka apo nuk ka partner dhe mbi të gjitha snë çfarë statusi qëndron marrëdhënia e saj e shumëpërfolur me Elgit Dodën. Kujtojmë këtu se ‘thashethemet’ për një lidhje dashurie mes tyre kanë nisur verën që lam pas, ku u zbuluan disa foto të përbashkëta në plazhin e jugut.

“Nuk dua të flas më për këtë pjesë, edhe për këtë është përfolur shumë…” – tha ajo pas pyetjes së Rudinës. Por moderatorja, duke e ngacmuar, tha se, nëse janë vërtet çift, do të ishin një çift shumë i bukur: “Faleminderit shumë…” – e shoqëron Klea me të qeshur përgjigjen.

Ndërsa Rudina nuk e lë me kaq. Ajo e pyet nëse e kanë diskutuar mes tyre faktin e lajmeve të shumëpërfolura në media: “Sigurisht që e kemi diskutuar, ne jemi shokë shumë të mirë…” – ia kthen Klea, por shton se askush prej tyre nuk janë shqetësuar nga këto aludime: “Mërzitur jo, nuk është se na kanë bërë ndonjë gjë të madhe, thjesht të krijojnë bezdi…”

“Po nëse lajmi nuk është i vërtetë, atëherë mund të krijojë bezdi te partnerët respektivë…” shton më tej Rudina si për të mësuar të vërtetën e këtij raporti:

“Kush tha që kam partner?” – ia kthen Klea:

“Mund të ketë Elgiti…”

“Ah, Elgiti nuk e di….”

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al