Marinela Hysa është ndër personazhet e dalë nga “Love Story” që më së shumti fitoi famë. Megjithatë, edhe pas përfundimit të kësaj eksperience, ajo ka zgjedhur që të jetë prezente ne media me deklarata të forta.
Fillimisht “Love Story” dha një deklaratë të fortë për Albi Nakon, duke u shprehur se e kishte ngacmuar seksualisht, më pas ajo vijoi me intervista, ku ndër të tjera nënvizoi se meshkujt shqiptar i kanë kërkuar vetëm seks.
“Jam paragjykuar shumë. Meshkujt jashtë programit më kërkonin krevat më thënë të drejtën. Më shikonin nga format e trupit, nuk e di çfarë kanë meshkujt shqiptar… kur shohin një vajzë seksi dhe të lezetshme e kalojnë limitin”.
E vendosur për të mos iu ndarë famës, këtë herë Marinela është shfaqur në event e shoqëruar nga Kledi i “Big Brother”. Ashtu si shihet edhe fotot e siguruara nga paparaci ynë, Marinela dhe ish-banori i “Big Brother” kanë qëndruar gjatë në një bisedë me njëri-tjetrin, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al