Presidenti i Republikës Ilir Meta mikpriti në Pallatin e Brigadave të ftuarit për pritjen shtetërore me rastin e 105 vjetorit të Pavarësisë.
Në këtë ditë të shënuar presidenti Meta ishte i shoqëruar nga vajza e tij Bora, në cilësinë e zonjës së parë, pasi bashkëshortja Monika Kryemadhi deklaroi se nuk do e mbante këtë pozicion, duke qenë se është e angazhuar në politikë aktive në krye të LSI-së.
Bora e cila në të gjitha eventet zyrtare e ka shoqëruar babain, duket se ia ka marrë dorën më së miri këtij posti. Ajo dukej si një zonjushë e vërtetë e veshur me një fustan të zi, dhe me një fjongo të kuqe në kokë për të respektuar edhe kodin kuqezi të veshjes.
Edhe Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit, zgjodhi të bënte të njëjtin kombinim, vetëm se në vend të kordeles, ajo ka preferuar një shall të kuq.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al