9 Dhjetor, 2017

Koha e lirë e personazheve të njohur, me kë pinë kafe Ahmetaj dhe Mujo


Është gjithnjë një kuriozitet më vete për të mësuar se çfarë bëjnë në kohën e lirë personazhet e njohur të të gjitha fushave, qofshin këta artistë, politikanë apo gazetarë. Prandaj dhe paparaci ynë nuk lë rast pa i fotografuar, për të kuptuar me kë rrinë, çfarë interesash kanë jashtë punës së tyre etj.

Kësaj here kemi sjellë aktoren e famshme Yllka Mujo, e cila ka qenë në një bar në qendër të Tiranës, me një mikeshë. Interesante është veshja e saj, një xhup bojë qielli, i cili i dhuron një pamje shumë sportive që i shkon shumë. Ndërkohë, edhe ministri i Financave Arben Ahmetaj është fotografuar në një bar. Nuk ka qenë me kolegë, por me moderatorin e emisonit sportiv, Edi Manushi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al