25 Nëntor, 2024

Koha nuk mjafton për t’ju shprehur dashurinë”- 1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit: 365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…


Aktori i njohur Julian Deda, prej kohës se ka humbur të atin, aktorin e mirënjohur Zef Deda, është parë t’i bëjë mjaft dedikime në rretet sociale ku i shpreh mallin dhe mungesën që ndjen për të.

Së fundmi Juli ka publikuar një tjetër postim me të cilin kujton babain e tij për 1 vjetorin e ndarjes nga jeta.

Teksa ka shfaqur një fotografi duke e puthur në faqe babin e tij , krahas postimit ai shkruan “po të dërgoj puthje si kjo në foto”.

Ndër të tjera ai është shprehur se e do fort dhe i mungon çdo ditë e më shumë Zefi.

“365 ditë pa ty bos. Po të dërgoj një puthje si kjo në foto. Më mungon babo..! T’du fort,” shkruan aktori.

Juli gjithashtu nuk ka harruar t’ju bëjë thirrje ndjëkësve të tij t’i duan dhe t’i respektojnë  prindërit e tyre sa i kanë pranë duke nënkuptuar se koha ikën shpejt dhe një jetë nuk mjafton për t’ju shprehur atyte dashurinë.

“Duajini, respektojini, perqafojini dhe puthini prindërit sa më shumë, sepse do vijë një ditë e do kuptoni, se kjo jetë nuk mjafton per t’ja shprehur atyre gjithë dashurinë,” përfundon postimin prekës aktori.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Julian Deda (@juldeda)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al