7 Shkurt, 2019

Koha për pak pushim? Këngëtarin e famshëm e zë gjumi në transmetim live (VIDEO)


Këngëtari i famshëm, Michael Bolton i ka habitur të gjithë gjatë një interviste live me “The Morning Show” të Australisë, pasi e zuri gjumi.

Bolton u tha se po bënte një sy gjumë ndërsa moderatorët Larry Emdur dhe Kylie Gillies po tentonin të lidheshin me të.

Në videon e bërë virale menjëherë, duket qartë që kishte probleme teknike, por reagimi i fituesit të çmimit “Grammy”  ishte i paparë.

“Ne po flasim me njeriun e madh Michael Bolton, i cili do na bashkohet live nga Florida. Mirëmëngjesi dhe mirëserdhe përsëri në emision”, tha Edmur.

Ndërsa Gillies u përpoq t’i tërhiqte vëmendjen duke i thënë: “Përshëndetje Michael. Jemi Kylie dhe Larry.”

Sytë e Bolton u hapën dhe ai u përgjigj: “Po bëhet qetësi” para se të mbyllte përsëri sytë. Si pasojë, dy moderatorët u detyruan të mbyllnin lidhjen direkte duke thënë se kishte probleme teknike.


Bolton më pas ka reaguar në një postim në |Twitter|, ku shkruan se në të vërtetë kishte probleme teknike.

“Pata marrëveshjen e parë për albumin kur isha 15 vjeç dhe që atëherë nuk më ka zënë gjumi. Seriozisht kishte çështje teknike më transmetimin live dhe ata më kapën në “Twitter”! Patëm një intervistë të shkëlqyer pasi e rregulluan problemin”, thuhet në postimin e këngëtarit të famshëm.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al