“Ishim dhe vazhdojmë të jemi kokë e këmbë të dashuruar”, kështu shprehet Aurela Gaçe për bashkëshortin e saj, Skerdin.
Në një intervistë për Orinda Hutën, Aurela tregoi se në vitin 2011 kur përfaqësoi Shqipërinë në kompeticionin e këngës “Eurovision” ishte shtatzënë me vajzën e saj të parë Grace, por që askush nuk e dinte përveç rrethit të ngushtë shoqëror.
Aurela tha se shpalli shtatzëninë pas përfundimit të Eurovisinit.
Aurela Gaçe: Në shtatzëninë e parë ishim të dy koshient që do të ndodhte dhe e prisnim, sepse ishim të dy edhe jemi kokë e këmbë të dashuruar dhe madje unë kam qenë në periudhën që përgatitesha për të shkuar në Eurovision në atë kohë. Në skenë kam qenë shtatzënë, gjatë shtatzënisë kam punuar fort për albumin. Këngën “Tranzit” e kam xhiruar dy ditë para se të lindja…Kur kuptuam që isha shtatzënë të dy ishim shumë të lumtur, unë pak e frikësuar, ai se tregonte, ai pak më shumë. Ndjesi komplet pak e re.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al