28 Shtator, 2017

Komentuesit: ‘Na kalle si benzina’, Luana Vjollca hot dhe sensuale nga Xhamajka


Moderatorja e  njohur shqiptare ka ngritur sërish temperaturat me postimin e saj të fundit nga Xhamajka , ku ndodhet këto ditë së bashku me Getin dhe Marinën.

Luana Vjollca ka vendosur të bëjë dhe disa pushime para se të nisë emisioni i saj më i ri që do të transmetohet çdo të shtunë në Top Channel.

Në fotografinë e postuar së fundmi në Instagram, Luana duket shumë sensuale dhe në formë perfekte fizike ndërsa është duke u larë në një ujëvarë.

Luana dhe po ashtu pamja duken mjaft piktoreske. Fansat e shumtë e kanë pëlqyer dhe komentuar këtë foto ‘hot’ të Luanës, ku një nga fansat i shkruan ‘na kalle si benzina’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al