3 Janar, 2018

Konfirmoi largimin nga Top Channel, zbulohet posti dhe emri i emisionit që do drejtoj Sokol Balla


Në natën e ndërrimit të viteve, Sokol Balla lajmëroi me anë të një statusi në Twitter, largimin e tij nga Top Channel, por nuk dha shumë detaje se çfarë do të bënte në të ardhmen.

sokol-balla-770x433

Por sot janë zbuluar detaje të reja se çfarë do të ndodh me Ballën. Sipas Gazetës Ekspress, Sokol Balla pritet që të marrë rolin e drejtorit ekzekutiv në Vizion Plus.

Po ashtu mësohet se gazetari do të drejtojë një emision politik, i cili do të jetë emisioni kryesor në këtë televizion.

Pas 12 vitesh ai është larguar nga Top Channel ku ishte drejtor informacioni dhe gjithashtu drejtues i emisionit “Top Story”. Mendohet se emisioni i ri i Ballës do të quhet “Real Story”.

Mesa duket Balla e ka menduar mirë emrin e emisionit, pasi në intervistën e fundit me Ramën kur u ngacmua nga kryeministri për largimin e tij nga Top Channel, Balla tha: Nuk ka rëndësi të jesh on the top, rëndësi ka të jesh real story.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al