19 Mars, 2022

Konflikti Marin-Hellbanianz dhe deklarata e Stresit! Çfarë ndodhi me bashkëpunimin e reperëve?


Stresi dhe Marini prej pak kohësh kishin planifikuar një këngë së bashku. Mirëpo, ka zëra se ata e kanë anuluar bashkëpunimin e tyre.

Shkak është bërë një deklaratë e Stresit i cili ka folur për konfliktin mes Marinit dhe Hellbanianz duke mbajtur anën e këtyre të fundit. I pyetur në një video live në Instagram se kë preferon mes Hellbanianz dhe Marinit, Stresi tha:

“Kurrën e kurrës nuk duhet të humbin jetë për muzikë. Di të them vetëm kaq, mesa kam parë unë, Hellbanianz janë grup shumë real. Kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin prova. E vetmja gjë që unë dua të them, meqë e kanë nisur kështu, ju shpreh respekt të dyja grupeve, por pres nga pala e Marinit që të veprojë sepse Hellbanianz janë plus. Janë para atyre. Me prova janë para Hellbanianz. Tani presim se çfarë do bëjnë, por mua nuk më intereson. Respekt për të dyja. Unë nuk ndërhyj më tek asnjë lloj grupi se kam bërë shumë gabime më përpara. Menaxherin e Marinit e kam shokë, kurse Hellbanianz i njoh më përpara.”

Pas kësaj deklarate u tha se Marini e ka anuluar bashkëpunimin me Stresin sepse nuk i ka pritur mirë fjalët e tij. Deri tani nuk ka ende asnjë reagim nga dy artistët as për të pohuar dhe as për të mohuar lajmet dhe ende nuk dihet si qëndron e vërteta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al