26 Shtator, 2017

Konfuzioni i ëmbël i vogëlushit të Alban Dudushit me ‘dy mamatë’ e tij


Kryeredaktorja e ‘Top show’ dhe njëkohësisht partnerja e Alban Dudushit këto kohë është fokusuar tek mëmësia dhe tek mirërritja e Kroit Artë, vogëlushit të tyre.

Në postimin e fundit Bieta Sulo ka treguar një çast mjaft të bukur nga dita e saj. Ndërkohë që ajo ishte në ekran e ftuar tek emisioni i pasdites në “Top Channel” vogëlushi që ka qenë në gjumë ka dëgjuar zërin e saj nga ekrani dhe ka dashur t’i shkojë prapë, duke u bërë konfuz për “dy mamat” e tij, një që e mbante në krahë dhe njëra në ekran.

Ka qenë vetë moderatorja e cila nuk ka nguruar ta publikojë këtë çast në rrjete sociale , duke postuar fotografinë ku vogëlushi shihet duke prekur ekranin e televizorit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al