19 Janar, 2024

Konkurenti i “Big Brother VIP” puthet në buzë me banoren, e dashura e tij acarohet keq: Kuku për mu..


Santiana Maloku dhe Lumbardhi janë puthur në buzë me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova” për 15 sekonda.

Puthja mes dyshes ndodhi për shkak të një sfide të përcaktuar nga “Vëllai i Madh”, ndërsa ata e zbatuan me sukses detyrën e dhënë duke i shtuar çmimit të madh shumën prej dy mijë eurosh.

Kjo sfidë nuk është pritur aspak  mirë nga ana e të dashurës së Lumbardhit, Kaderi e cila menjëherë është bërë xheloze për puthjen që partneri i saj shkëmbeu me Santianën ndonëse ajo ishte për lojë.

“Jo jo nuk ban që të më puthësh mbas Santianës, çfarë sfide kam përjetuar unë këtu brenda kuku për mua“- tha ajo, ndërsa Lumbardhi tha: “Unë e bëra për fëmijët tonë”. 

Gjithashtu edhe modelja është e lidhur jashta shtëpisë, megjithëse nuk dihet se si ka reaguar i dashuri i saj për këtë veprim.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al