Këngëtarja Katy Perry pati një reagim që po bëhet viral në rrjet ndaj një konkurrenteje në “American Idol” gjatë një sfide kënge.
Konkurrentët e “American Idol”, ku ajo është pjesë e jurisë, zhvilluan një konkurs ku secili duhet të këndonte një këngë të caktuar nga gjyqtarët, dhe të gjenin se cili nga ata e ka zgjedhur.
Noah Thompson u zgjodh për të kënduar hitin e John Mayer të vitit 2009 “Heartbreak Warfare”. Konkurrenti më pas tha se ishte Katy Perry ajo e cila e kishte zgjedhur këngën për të.
“Unë zgjodha Katy-n,” tha Thompson, duke mos ditur se Mayer dhe Perry kanë pasur një romancë. “Por sinqerisht, nuk e di. Unë zgjodha Katy. Ky ishte supozimi im.”
Duke tundur kokën me mosbesim, Perry u përgjigj me siklet: “Noah … Më duket se ndoshta duhet të më kërkosh në Wikipedia,”
Perry më tej bërtiti në mënyrë gazmore, përpara se ngrihej nga karrigia duke u ulur në dysheme me siklet.
“Është një këngë e mrekullueshme, ju dolët mirë, por unë nuk mund të flas më”, tha këngëtarja 37-vjeçare.
.@KatyPerry reacting to a contestant singing a John Mayer song on American Idol: “I feel like you should Wikipedia me” pic.twitter.com/U2OMrXg9Yh
— Katy Perry Activity (@KatyActivity) April 26, 2022
Kur në fund u zbulua se Luke Bryan zgjodhi këngën për Thompson, Perry pyeti: “Kush do të paguajë për orën time shtesë të terapisë?”
Perry dhe Mayer ishin në një romancë nga viti 2012 deri në vitin 2015 dhe madje kanë një këngë së bashku të titulluar “Who You Love”. Tashmë ajo është e fejuar dhe ka vajzën Daisy Dove me partnerin e saj prej kohësh, Orlando Bloom. Çifti mirëpriti vajzën e tyre të vogël në gusht 2020.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al