17 Shkurt, 2022

Konkurrenti i “Për’puthen” tregon historinë prekëse: Më humbi xhaxhai gjatë luftës në Kosovë


Gjatë punatës së sotme,konkurrëntët e “Përputhen” kanë uruar Pavarësinë e Kosovës përmes ekranit.

Gjatë kësaj dite, Xhaferri ka treguar një histori mjaft prekëse lidhur me xhaxhanë e tij, të cilin e ka humbur gjatë luftës në Kosovë.

Ai ka treguar se mban emrin e tij dhe se për këtë fakt ndihet mjaft krenar e i lumtur.

Përpos kësaj, Xhaferri shprehet se xhaxhait të tij ia ka ndjerë zemra që mund të mos kthehej më, pasi edhe nënës së tij ai i tha: “Besoj se nuk kemi me u pa më kurrë”.

Xhaferri: Gjatë kohës së luftës kam humbur xhaxhain tim. Unë kam emrin e tij. Jam shumë krenar që mbaj këtë barrë mbi supet e mia që e mbaj këtë emër. Xhaxhai im ka qenë boksier. Ka qenë kampion në ish-Jugosllavi. Ka qenë kampion për të rinj në Ballkan. Ai i la pas të gjithë karrierën e tij që të shkonte në luftë. Ka qenë lufta më e madhe në Dukagjin. Me 13 në natën e kadrid ka rënë xhaxhai im. I ka thënë nënës së vet: ‘Besoj se nuk kemi me u pa më kurrë’. Me një fjalë ia ka ndjerë zemra që do japë jetën për këtë vend, për atdheun.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al