2 Maj, 2022

Konkurrentja e Për’puthen merr në telefon të atin në takim, ja arsyeja


Alesja Hoxha është një nga konkurrentet e Për’puthen, e cila është komentuar shumë për takimet dhe debatete e saj në program.

Në puntatën e sotme u transmetua takimi i saj me Neritanin. Gjatë takimit, ky i fundit e pyeti Alesjan se çafrë mendimi ka babai i saj për të, dhe ajo vendosi që ta telefonojë të atin për ta thënë vetë ai mendimin e tij.

Babai i Alesjas u shpreh se sipas tij Neritani është një djalë që ka bagazh dhe e ka mbrojtur atë në situatat e vështira që ka pasur në program.

Biseda:

Alesja: Ça po bën babi si je? Jam këtu me Neritanin dhe po më pyeste çfarë mendimi ka babai jot për mua?

Babai i Alesjas: Më duke djalë që ka bagazh, duket i mirë, nuk duket tip sherri por aty ty të ka mbështetur. Më gjatë unë nuk e njoh, për sa e njeh ti, fol ti.

Neritani: Faleminderit shumë, të përshëndes.

Alesja: I the të gjitha babi.

Babai i Alesjas: Po të them dhe një gjë. Një njeri që lavdëron vetveten dihet që ai nuk e lavdëron por e gënjen (veten.)

 

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al