26 Prill, 2022

Konkurrentja e Për’puthen rrëfen ngjarjen e rëndë me djalin që po njihte, komenti i Neritanit ndez debat të fortë: Turp të të vijë…


Konkurrentja e Për’puthen, Filloreta Pira, ka rrëfyer gjatë puntatës së sotme një ngjarje me një djalë me të cilin po njihej para se të bëhej pjesë e programit.

Mes lotësh ajo zbuloi se djali me të cilin kishte dalë, kishte një sëmindje të rëndë dhe ajo i qëndruar afër kur ka pasur nevojë. Filloreta tregoi se një javë para se të hynte në program, ajo mori vesh përmes një mesazhi nga nëna e tij se ai kishte ndërruar jetë.

“Një javë para se të vija këtu e kam marrë një mesazh. Po njihja një djalë që ka luftuar me jetën, dhe unë i kam dhënë shumë kurajo pasi po luftonte me sëmundjen e tij edhe sa herë që ka pasur nevojë më ka thirrur dhe kemi folur me orë të tëra. Një javë para se të vija në program kam marrë një mesazh, nëna e tij më ka shkruar: Leta ti ke qenë një person shumë i veçantë na ke ndihmuar, doja të të informoja se ai ka vdekur dhe të ka përmendur shumë para se të vidste. Dhe në thirrjet e fundit unë nuk iu kam përgjigjur. Unë iu kërkoj shumë falje atij dhe familjes së atij.”– u shpreh ajo.

Por, teksa ajo po rrëfente këtë ngjarje të rëndë për të, një nga konkurrentët, Neritan Seferkolli bëri një koment nën zë. Kaq mjaftoi që Filloreta të shpërthente në të bërtitura duke thënë:

“Nuk mund të luash me ndienjat e të tjerëve sidomos kur është fjala për vdekje. Çfarë mashkulli je ti? Nuk po flas për gjëra të kota. Një njeri ka humbur jetën dhe ti po qeshën. Turp të të vijë.”

Më tej ajo ka publikuar në Instastory dhe mesazhin e marrë nga nëna e tij:

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al