Vijojnë reagimet nga personazhet publikë ndaj performancës së Ronela Hajatit, teksa i fundit është ai i artistit Robert Aliaj.
Siupas tij Ronela nuk këndoi por ulëriti në skenën e Eurovision, ndërsa sa i përket veshjes dhe koreografisë, ai i cilësoi si të denja për klubet e natës.
“Reagimi im ishte emocional, teksa po kthehesha në shtëpi në një radio kulturore gjatë një debati mbi Eurovizionin, është përmendur edhe çështja e performancës shqiptarë dhe spikeri foli shumë keq. “Unë nuk dua ta shoh këtë shfaqe dhe performancë vulgare vajza ime.”- është shprehur spikeri.
Unë i justifikoj të gjitha komentet sepse edhe një spiker i BBC tha që Eurovizon fillon mer një perdormancë vulgare. Unë i mbështesë këto lloj vendimesh. Mua s’më pëlqeu asgjë nga ajo performacnë, nuk u këndua por u ulërit, ishte një histeri.
Ajo ishte ulërima e vetme gjatë gjithë natës. Pastaj performanca veshja ishte komplet jashtë kontekstit sepse aty nuk përfaqëson veten por shtetin.
Të tjerat ishin të veshur me klas dhe me shumë shije. Koreografia ishte tipike e klubeve të natës.’– tha ai në “Shqipëria Live.”
Ndër të tjera, ai ka publikuar edhe në llogarinë e tij në Instagram një shkrim sipas tij të shkruar nga një revistë franceze.
“Fikni televizorin kur të transmetohet kjo performancë mu…ti”. Ky nuk eshte komenti im. eshte titull koment i nje reviste frankofone dhe nuk eshte i vetmi. Koha qe RTSH te marre pergjegjesite e veta dhe ti jape fund metodave korruptive alla shqiptarçe ne lidhje me perfaqesimin tone ne Eurovizion. Sot ne nje tjeter radio prestigjoze flamandofone, spikeri duke komentuar Eurovizionin, u shpreh qe nuk do te deshironte qe performancen shqiptare ta shikonin femijet e tij duke e komentuar ate si nje perfaqesim te pa pershtatshem dhe vulgar. Stop me qokat dhe nivelin skandaloz te festivalit te kenges shqiptare, ngjarjes më te madhe muzikore te vendit. Koha per ndryshim. Une dua te besoj qe duke filluar nga edicioni i ketij viti, festivali i kenges ne radio-televizion ti nenshtrohet nje reformimi te thelle, gjithperfshires dhe te sinqerte.”-shkruan ai krahas fotos.
Kujtojmë këtu se Robert Aliaj ka kritikuar këngëtaren edhe më herët, kur ajo u shpall fituese e Festivalit të Këngës në RTSH. Ai shprehu asokohe se “tallavaja do të shkojë në Eurovision.”
“Më vjen shumë keq që tallavaja do të shkojë ne Eurovision. Jo se unë për Eurovision kam ndonjë respekt pasi e shikoj si një festival propagandistik, një festival kot. Jemi modeli shoqëror që nuk ka për të sunduar ndonjëherë.”
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al