Debati në distancë, mes spikeres Kostana Morava dhe moderatores Ejona Rusi, vijon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.
Pas reagimeve që pati një ditë më parë, moderatorja Erjona Rusi në studion e Wake Up, Morava ka shkuar sot në emision duke kërkuar që të japë dhe ajo qëndrimet e saj në lidhje më gjithë situatën e krijuar.
Por gjërat nuk kanë shkuar siç duhet, pasi ka patur tension dhe debat mes saj dhe moderatorëve të emisionit.
Morava, pyeti drejtuesit se përse nuk e thirrën në emision kur ftuan Erjona Rusin, në mënyrë që të përballeshin drejtpërdrejtë.
“Kisha frikë se mos rriheshit,”-iu përgjigj Bledi Salaj.
Kërkesa e llogarisë se pse nuk e kishin ftuar, bëri që të niste një debat ashpër saj dhe dy moderatorëve, Neada Muçajt dhe Enxhi Nasufit, ku patën replika të shumta mes njëra-tjetrës.
“Pusho, të lutem Enxhi. Mos bëj zhurmë të lutem se është mëngjes, sa jam zgjuar. Unë kam ardhur për ty Blendi, e nuk do vij më! Për ty kam ardhur, gocat s’i njoh fare. Nëse ju do donit të më merrnit në pyetje duhet të më merrnit dje, jo sot”, -u shpreh Kostana gjatë kohës që Enxhi po i thoshte se ishte ajo moderatorja e programit.
“Blendi, a ka mundësi apo të çohem të iki. Se s’kam ardhur të them çfarë do Enxhi të them, por kam ardhur të them çfarë dua të them e do iki”, -u shpreh Kostana.
Më tej, ajo vazhdoi duke akuzuar Erjonën dhe duke mohuar ta ketë quajtur “prostitutë mediatike”.
“Më vjen turp të gjendem në Top Channel, para gazetarëve, jo ju, por Erjona Rusi është fenomen tashmë dhe çdo lloj abuzimi dhe tjetërsimi që do bëhet do e quaj Erjona Rusi këtej e tutje. Jo nuk e kam quajtur prostitutë, është gënjeshtër. Hape lexoje! Kush tha që e kam shkruajtur për Erjonën? Më vjen keq që ti nuk kupton. Është fenomeni, nuk është Erjona Rusi”, u shpreh ajo.
Në fund, Kostana shtoi se luftën nuk e ka me Erjonën, por me gazetarët dhe me abuzimin që gazetarët i bëjnë pozicionit të tyre. Ndërsa Kostana vazhdonte të fliste, drejtuesit e mbyllën emisionin.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al