Kourney Kardashian dhe Travis Barker janë martuar këtë të hënë në Las Vegas, disa orë pas ndarjes së çmimeve Grammy.
Daily Mail shkruan se eventi është zhvilluar në një kishëz dasme në Las Vegas me një ceremoni private rreth orës 1:30 të mëngjesit. Menjëherë pas martesës, 42-vjeçarja u fotografua duke u hyrë në hotelin Wynn në Las Vegas në orën 2 të mëngjesit, nën shoqërinë e bashkëshortit të saj 46-vjeçar.
Një burim tha për DailyMail se ajo kishte pirë “disa pije” gjatë gjithë mbrëmjes me të fejuarin e saj, i cili sapo kishte performuar në ceremoninë e mbushur me yje më herët atë natë.
Ylli i Keeping Up With The Kardashians u pa në gjendje të dehur pas natës së festës, por Travis e ndihmoi të kthehej në hotelin e tyre turistik.
Në videon e mbërritjes së çiftit, motra e Kim Kardashian mund të shihej duke u penguar për një ose dy hapa pasi mbërriti në zonën e hyrjes së hotelit, por Travis ishte pranë saj për ta mbajtur atë.
“A ka një mënyrë më të mirë për të hyrë brenda,” pyeti rokeri një roje sigurie ndërsa ata hynë në holl, megjithëse dukej se ishte e vetmja mënyrë për të hyrë.
Kourtney dhe Travis shfrytëzuan mundësinë e tyre në Sin City për të lidhur martesën sipas një raporti të mëngjesit të së martës nga TMZ . Ishte një ceremoni private herët në mëngjes, pasi burimet i thanë medias se dyshja e famshme nuk e lejuan stafin të merrte asnjë telefon dhe vendosën të sillnin fotografin dhe sigurinë e tyre.
Miq të afërt të çiftit thonë se ata kanë ardhur të përgatitur me një licencë martese të cilën ia kanë dorëzuar pronarit, i cili ka shërbyer edhe si dëshmitar.
Një shënim shumë interesant është se burimet për TMZ pohojnë gjithashtu se ishte e rëndësishme që çifti të kishte një imitues të Elvis Presley-t për të zyrtarizuar dasmën, kështu që ‘Mbreti i Rock And Roll’-it i shpalli burrë e grua.
‘Dasma sekrete’ nuk do të jetë ceremonia e vetme për të festuar martesën e Kourtney dhe Travis, pasi TMZ shkruan se kjo ceremoni do të pasohet nga ‘disa’ festime të tjera.
Kjo martesë është e para për Kourtney dhe e treta për Travis. Ata u fejuan buzë plazhit në Montecito, Kaliforni në tetor.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al