21 Prill, 2022

Kourtney Kardashian flet për herë të parë për shtatzëninë: Metoda ‘in-vitro’ më shkaktoi menopauzën


Kourtney Kardashian është e lodhur nga komentet e njerëzve. Gjatë episodit të ri të ‘The Kardashians’, ajo u shpreh e zhgënjyer me komentet e njerëzve për trupin e saj, duke përfshirë spekulimet se ajo është shtatzënë.

Kourtney tha se ajo dhe Travis Barker po përpiqeshin të bënin një fëmijë dhe kishin nisur fertilizimin in vitro. Megjithatë, duket se kjo eksperiencë nuk ka qenë shumë e bukur për të. “Çdo person në rrjetet sociale është: ‘Kourtney është shtatzënë’”, i tha ajo mamasë Kris Jenner. “‘Kourtney ka shtuar kaq shumë peshë.” Dhe unë mendoj se është shumë e vrazhdë të komentosh njerëzit kur nuk e ke idenë se çfarë po kalojnë në të vërtetë.”

Dhe, siç tha Kourtney, trajtimi i saj i shkaktoi shumë shtim në peshë, e po ashtu shtoi: “Ilaçet që më kanë dhënë, më futën në menopauzë.” Ajo tha se po përjetonte këtë efekt anësor, sepse është e kujdesshme me atë që fut në trupin e saj dhe “in vitro i ka shkaktuar efekte plotësisht të kundërta dhe po funksionon si një kontraceptiv”. 

Për më tepër, Kourtney më pas zbuloi se ajo po luftonte me depresionin për shkak të ilaçeve, gjë që e habiti Kris, e cila vuri në dukje se vajza e saj nuk kishte qenë kurrë më e lumtur. Edhe pse Kourtney pranoi se ajo ka “çdo gjë në botë për të qenë e lumtur“, shtoi se ndihej “pak e mërzitur”.

Kris zbuloi se ajo përjetoi efekte të ngjashme anësore pas abortit në vitin 1994. “Gjithçka që sapo përshkrove…ndodhi saktësisht e njëjta gjë.”

Kourtney ka tre fëmijë me ish-bashkëshortin Scott Disick-Mason, Penelope dhe Reign kurse Travis ka dy fëmijë Landon dhe Alabama me Shanna Moakler.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al