10 Shkurt, 2022

“Krenare që jam një artiste femër”/Adele rrëmben 3 çmime në “Brit Awards”


Këngëtarja e njohur, Adele, ka rrëmbyer tre nga katër çmimet kryesore në “Brit Awards” ku gjithashtu realizoi dhe një performancë të këngës së saj “I Drink Wine”.

Adele fitoi çmimet si artistin, albumin dhe këngën më të mirë të vitit për “Easy on Me”.

Pasi fitoi të parin nga tre çmimet e saj, për “Këngën më të mirë”, Adele tha: “Nuk mund të besoj se një baladë fitoi kundër kaq shumë këngëve të tjera “.

I ashtuquajturi “Albumi i saj i divorcit”, 30-vjeçarja, ishte më i shituri në vitin 2021 , me më shumë se 600,000 kopje në vetëm gjashtë javë, dhe ylli ia kushtoi çmimin e saj djalit dhe ish-bashkëshortit.

Gjatë fjalimit të saj, Adele i tha audiencës: “E kuptoj pse emri i këtij çmimi ka ndryshuar, por më pëlqen shumë të jem grua dhe të jem një artiste femër. Jam vërtet krenare për ne .”

Çmimet ‘BRIT’ ndezën polemika vitin e kaluar kur ata njoftuan se do të hiqnin dorë nga kategoritë tradicionale të meshkujve dhe femrave dhe do të kalonin në përfaqësimin e të drejtës gjinore për herë të parë në historinë e saj.

Ed Sheeran u kurorëzua si kompozitori i vitit gjithashtu në ‘O2 Arena’ të Londrës, ku ai  gjithashtu performoi hitin e tij ‘Bad Habits’ së bashku me rokistët ‘Bring Me the Horizon’.

Dua Lipa fitoi çmimin tjetër të madh të natës, pasi përdoruesit e ‘TikTok’ votuan për të dhe jo Adele si ‘Aktin më të mirë pop/R&B’.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al