Po bën shumë kohë që moderatorja e njohur, Luana Vjollca është në një lidhje dashurie me Krenar Çoçajn, edhe pse ajo asnjëherë nuk e ka konfirmuar publikisht me zë të plotë.
Luana është shumë e lidhur me motrën e saj, Marinën dhe këtë herë përsëri ka treguar se do të jenë së bashku kudo pasi ajo tashmë ndodhet në Xhamajka bashkë me çiftin Selimi-Vjollca.
Nuk dihet nëse edhe Krenari ndodhet me ta, por ajo që bëri përshtypje ishte komenti i këtij të fundit tek fotoja e postuar e Luanës në Instagram. “Byrek i ëmbël me mollë”, mbishkruan Luana krahas fotos, por Krenarit duket se ka një tjetër përshkrim për foton: “Bombë bërthamore do i shkonte më shumë përshkrimit të kësaj fotoje. Foto ime e preferuar”, shkruante Krenari, në një farë mënyre duke e ‘kritikuar’ Luanën për përshkrimin që i kishte vënë fotos.
Pas këtij komenti të gjithë prisnin me padurim çfarë përgjigje do i kthente Luana, por këngëtarja ka reaguar thjesht duke e pëlqyer komentin e Krenarit, ndryshe sa ka vepruar me komentuesit e tjerë të cilëve u ka kthyer përgjigje dhe i ka falënderuar për komplimentet.
Me pak fjalë edhe këtu na ‘zhgënjeu’ Luana, nuk na zbuloi asnjë detaj për raportin e saj me Krenarin, megjithëse duke marr shkas nga komenti i tij duket se gjithçka është në udhë të mbarë!
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al