17 Tetor, 2017

“Kreva marrëdhënie me njerkun e shoqes, tani situata ka dalë jashtë kontrollit nga veprimet tona”


Letra e 21-vjeçares:

“Jam në hall të madh…

Unë kam një shoqe të ngushtë, e cila është një moshë me mua. Prindërit e saj u ndanë kur ajo ishte 12 vjeçe dhe para një viti mamaja e saj e cila është 41 vjeç, krijoi një lidhje me një djalë më të ri se veten, 29 vjeç.

Unë km shkuar shpesh në shtëpinë e tyre dhe kështu e njoha edhe atë dhe krijova një farë miqësie. Por pas disa muajsh lidhja e tij me mamanë e shoqes time mori fund pasi.

Pas një farë kohe unë isha në një kafe në disa miq, dhe aty erdhi dhe ish-i dashuri i saj. Në fillim me qerasi një pijë e më vonë më ftoi në tavolinën e tij. Filluam të flisnim dhe shkëmbyem edhe numrat e telefonit.

Pas disa ditësh ai më merr në telefon dhe më thotë se donte të më takonte dhe se i kisha ngel fiksim. Në fakt edhe unë e kisha shumë qejf por nuk kisha guxuar ndonjëherë të mendoja ndryshe.

Megjithatë, shkova në kafe, dhe muhabet pas muhabeti, përfunduam duke folur për ne dhe më pas në apartamentin e tij. Bëmë seks sigurisht, dhe ishte një nga eksperiencat më të mira.

Prej asaj periudhe ne jemi bashkë, por e kam shumë problem faktin që takohemi fshehur. Ne e duam njëri-tjetrin por kam frikë që të dal hapur, dhe aq më tepër që t’i them shoqes time qe jam lidhur me ish-të dashurin e mamit të saj.

Si t’ia bej?!”

Përgjigjja e psikologes së “The Sun”

“Ti mendon se e do, por e dashur, seksi dhe të kaluarit një jetë me dikë, nuk janë e njëjta gjë. Nëse ju vërtetë e doni njëri-tjetrin nuk mendoj se ka ndonjë arsye për të mos qenë bashkë, por sigurohu për atë që ndjen për të dhe po ashtu për ndjenjat e tij përballe teje.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al