7 Prill, 2022

Kris Jenner rikujton momentin kur mori vesh se ish-bashkëshorti i saj do të ndryshonte gjini: Ishte tepër tronditëse, tani kemi marrëdhënie të…


Kris Jenner ka folur rreth vendimi të bashkëshortit të saj prej 22 vitesh, për të ndryshuar gjini dhe e ka cilësuar si “një moment tronditës” në jetën e saj.

Megjithatë, duke folur për Robin Roberts, Kris zbuloi se ajo dhe Caitlyn Jenner janë në një gjendje të mirë tani dhe gjërat janë “rregulluar shumë”

Kishte shumë tension dhe zemërim pas divorcit të tyre, pasi Kris deklaroi se u trondit kur zbuloi se babai i fëmijëve të saj, Bruce ose siç njihet me emrin femëror Caitlyn, po ndryshonte gjini.

Kris tha se ajo nuk i kuptoi ndjenjat e Caitlyn në fillim, veçanërisht pas një martese 22-vjeçare ku ata ndanë 2 fëmijë, Kendall dhe Kylie .

Megjithatë, raporti mes saj dhe Caitlyn-it sot është “mirë”, dhe ajo e konsideron atë si mikeshë. Dyshja madje takohen herë pas here në evente familjare.

Caitlyn doli si transgjinore në prill 2015, dy vjet pas divorcit, ndërsa Kris pretendoi se nuk ishte në dijeni të ndjenjave të Caitlyn ndaj gjinisë së saj.

Por, libri i Caitlyn i vitit 2017, “The Secrets of My Life”, zbuloi se Kris ishte e vetëdijshme për gjithçka.

Bruce Jenner in 2010 and 2015 on cover of Vanity Fair.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al