Kris Jenner bëri një njoftim të madh të enjten – ajo do të kandidojë për Presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës!
Mamaja e disa prej figurave më të famshme dhe të pasura të Hollywood e dha lajmin në TikTok ku publikoi një portret zyrtar të fushatës shoqëruar me muzikën presidenciale.
Jenner shkroi krah postimit: “Jam shumë e emocionuar të njoftoj më në fund …” Megjithatë, para se të nisni me kritika dhe skepticizëm, mos u shqetësoni! Është e gjitha një lojë.
@krisjennerI’m so excited to finally announce…
Kris iu bashkua trendit viral #Krissed me të cilin të gjithë kanë bërë shaka për disa javë duke përdorur imazhin e saj, e nuk mund të mungonte një shaka nga vetë ajo.
Konkretisht Kris Jenner është bërë shkak i një sfide të re në TikTok ku përdoruesit nxjerrin lajme të ndryshme të sajuara dhe më pas u thonë shikuesve se janë #Krissed, d.m.th., lajmi është i rremë. Shumica prej tyre janë të lidhura me jetën personale të të famshmëve – thashetheme shtatzënie, çiftet e reja, divorce– dhe disa janë të mbështetura me “prova”, zakonisht në formën e postimeve të Instagramit të redaktuara në mënyrë që të duket sikur janë postuar nga llogaria e një personi të famshëm. Çdo video përfundon me një video të Kris Jenner duke kërcyer, me fjalët, “Sapo je #Krissed”, që do të thotë se lajmi nuk është i vërtetë dhe ‘haha, e besove!’
Videot #Krissed janë zakonisht mjaft të shkurtra, kështu që bëhet e qartë mjaft shpejt se pretendimet që ata po bëjnë nuk janë të vërteta.
Thënë kjo, nuk është e vështirë të besohet se Jenner mund të kandidojë për presidente. Në fund të fundit, ish-dhëndri i saj Kanye “Ye” West bëri një përpjekje në 2020 – kush e di ndoshta edhe ndonjë tjetër nga familja Kardashian-Jenner kanë aspirata politike.
Deri tani, duket se mamaja e famshme është e kënaqur duke menaxhuar vajzat e saj si dhe duke realizuar realtiy-showt e saj të suksesshëm.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al