4 Qershor, 2024

Kriset marrëdhënia e Bora Zemanit dhe Heidi Baçit? Dy vajzat habisin me veprimin e fundit, ja çfarë ndodhi mes “kunatave” (Foto)


Marrëdhënia e ish-banores së “BBV”, Heidi Baçi me ‘kunatën’ e saj, moderatoren Bora Zemani mesa duket është krisur.

Pas mbarimit të spektaklit, çifti Romeo-Heidi së bashku me Donald Veshajn dhe Borën shijuan pushimet në jug të Shqipërisë.

Megjithatë pas pushimeve dy vajzat ia kanë hequr “follow-in” njëra-tjetrës në Instagram, duke shkëputur çdo raport së bashku.

Ndonëse ky veprim nuk iu shpëtoi syrit të fansave, nuk dihet se çfarë mund të ketë ndodhur mes dy kunatave.

Kujtojmë që Romeo dhe Heidi u njohën dhe u dashuruan në shtëpinë e “BBV”, ndërsa tashmë po shijojnë pushimet së bashku, duke i kushtuar më shumë kohë lidhjes së tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al