21 Shkurt, 2024

Kriset miqësia e Romeos dhe Meritonit në “Big Brother VIP”, reagon Arbër Hajdari: Përfundoi kjo drama juaj, nuk besoj…


Meriton Mjekiqi dhe Romeo Veshaj ditët e fundit kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin, për shkak të lojës së tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Ndonëse jashtë janë miq së bashku, brenda shtëpisë, raportet mes tyre janë krisur paksa.

E teksa gjatë primet të mbrëmjes së djeshme në ekran u shfaq videoja ku ishin përmbledhur debatet e dy djemve, opinionisti i spektaklit Arbër Hajdari tha se nuk beson në miqësinë e Romeos dhe Meritonit jashtë shtëpisë.

Shyqyr që përfundoi kjo drama juaj. Jeni prezantuar si shokë, i pimë gjakun njëri-tjetrit, por këtu treguat tjetër gjë. Romeo mendoj ka vetëm një moment që e ka vuajtur miqësinë me Meritonin dhe është dasma. Meritoni në asnjë moment. Unë nuk besoj tek miqësia e këtyre. Nuk besoj se ka miqësi.”- tha Arbër Hajdari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al