3 Mars, 2022

Kriset përfundimisht miqësia me Monikën/ Arjola: S’i kam numrin, ende s’jemi ulur të flasim


E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Arjola Demiri ka rrëfyer detaje të reja lidhur me sherrin me aktoren e njohur, Monika Lubonja.

Pas daljes nga “BBV”, të dyja ata thuhet se e kanë prishur miqësinë e tyre, madje as nuk janë fotografuar në ambjente të përbashkëta.

Megjithatë, të gjitha këtyre aludimeve, Arjola ju dha fund ditën e djeshme.

Aktorja ka treguar se ende ruajnë marrëdhënie të mira me njëra-tjetrën, por nuk kanë pasur kohë që të dalin për të darkuar apo për të pirë një kafe pasi ende po qëndron me fëmijët e saj.

Jemi takuar dhe përqafuar edhe në Fun Club, por për ët dalë nuk kemi dalë pasi unë kam qenë e fokusuar këtë periudhë të fëmijët, Ne e kemi pyetur njëra-tjetrën se si jemi, madje në “Fun Club” ajo më ka thënë ‘të dua’, edhe unë ja kam kthyer por kamerat nuk e kanë kapur momentin. Kështu, në media dolën këto fjalë, por me smeje dhe asaj nuk ka asnjë krisje-ka rrëfyer Arjola.

E pyetur nga moderatorja e programit, Dalina Buzi se nëse do ta merrte në telefon tani Monikën, a do t’i përgjigjej ajo?

“Nuk i kam numrin, flasim në Instagram”-ka thënë Arjola.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al