Tre modele në SHBA , Kara Del Toro, Lana Alexandra dhe Dana Hamm e kanë tepruar këtë herë në “Instagram”. Modelet, si gjithë vipat e tjerë kanë dashur të solidarizohen me personat e prekur nga uragani “Irma”, por bashkëngjitur shkrimit kanë postuar foto me bikini nga ishujt e prekur dhe kjo gjë ishte e tepërt ndaj shumë nga ndjekësit e tyre i kanë kritikuar.
Kara Del Toro, modelja 25-vjeçare, e cila ka më shumë se gjysmë milionë ndjekës në “Instagram”, postoi një foto me bikini, ndërsa solidarizohej me personat e prekur nga uragani. Fotoja mendohet se është realizuar më herët gjatë kësaj vere në plazhet e mrekullueshme të Karaibeve, të cilat u goditën nga uragani të premten dhe reagimet ishim të shumta ndaj modeles, nga të gjitha llojet e ironive dhe kritikave. E njëjta gjë ndodhi edhe me dy modelet e tjera Lana Alexandra dhe Dana Hamm.
Deri tani, uragani “Irma” i ka marrë jetën të paktën 18 personave, ndërsa dëmi që ka lënë pas mund të kushtojë miliarda euro.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al