Rrjetet sociale kanë “shtrembëruar” realitetin dhe shumë njerëz përdorin programe të ndryshme për të modifikuar imazhet e tyre në mënyrë që të jenë të pranueshëm nga të tjerët.
Mirëpo, me Adriana Matoshin nuk ndodh kështu! Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, jo vetëm që publikon foto të pamodifikuara, por u përgjigjet sinqerisht të gjithë atyre që e kritikojnë.
Së fundmi ajo vendosi të publikojë një foto të vetes me anë të së cilës i është përgjigjur të gjithë atyre që i thonë se po plaket.
“Në një foto disa më shkruajtën: ‘Sa keq po plakesh, je e tmerrshme’. Ajo që ndodh, më bëri të kuptoj se sa e vështirë duhet të jetë të jesh një grua e re, në kohën e mediave sociale.
Unë jam 41, e di kush jam dhe e di se çfarë dua, por komente të tilla mund të të dëmtojnë vetëm shpirtin e juaj!”, ishin fjalët e Matoshit.
Por, vëmendjen e mori komenti i të dashurit të saj, Keith Groeneveld.
Futbollisti afrikan, i cili është 19 vite më i ri se aktorja, i komentoi me anë të emoji-t të një unaze prej diamanti, pra duke e propozuar për martesë.
Dhe përgjigja e Adrianës ishte: “PO!”.
Nuk dihet ende nëse martesa është në planet e afërta të çiftit, megjithatë, ata po e shijojnë shumë romancën krah njëri-tjetrit.
Adriana është nënë e katër fëmijëve, më i madhi nga të cilët është 20 vjeç. Ajo ka treguar më parë se të katërt e kanë pritur mirë lidhjen e saj dhe se e kanë mbështetur.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al