16 Tetor, 2017

“Kroi Art”, Alban Dudushi dhe Bieta Sulo tregojnë kuptimin e emrit ‘të çuditshëm’ të djalit


Ata të dy janë padyshim një nga çiftet më simpatikë dhe më të dashur për publikun. I kemi parë prej vitesh bashkë të drejtojnë një nga emisionet më të njohur të Top Channel, Top Show, ama sot i pamë në një tjetër format.

Për herë të parë pas ardhjes në jetë të vogëlushit, Kroi Art, Alban Dudushi dhe Bieta Sulo kanë rrëfyer në “Thumb”se si ka ndryshuar jeta e tyre pas lindjes së djalit. Përveç kësaj, Bieta ka rrëfyer edhe kuptimin e emrit të djalit, Kroi Art.

“Shumë e vështirë [për të zgjedhur 1 emër të vetëm] sepse kupton që nuk është lodër, nuk është çështje dëshire se si do më pëlqente mua, por fillon mendon çfarë do të mendojë ai për emrin e vet, kur të rritet. Do t’i pëlqejë apo jo!”, – është shprehur Bieta. “Një krua, kroi ynë i dashurisë dhe një vepër arti siç është ky që ne kemi nxjerrë në dritë”.

Të themi të drejtën emër kaq unik nuk kishim parë ndonjëherë, por ama, as intervistë kaq të veçantë sa kjo e Bietës dhe Albanit nuk kishim parë e dëgjuar më parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al