20 Mars, 2021

“Ku e ke bërë hundën?”- Klea Huta i përgjigjet ndjekësve për operacionet plastike, zbulon edhe si i hoqi 16 kilogramë pas lindjes


Klea Huta zhvilloi mbrëmë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit në rrjete sociale, gjatë kohës që djali i saj i vogël Krid flinte.

klea huta (4)

Me anë të një videoje bardh e zi, moderatorja zbuloi se Krid jo vetëm që ka nisur të ecë këmba-doras, por edhe të çohet në këmbë dhe të mundohet të mbajë ekuilibrin.

klea huta (12)

Një ndjekëse e pyeti këngëtaren se ku e ka bërë hundën, duke e marrë të mirëqenë faktin që nuk është hunda e saj natyrale.

klea huta (3)

Ma ka bërë doktoreshë mami”, iu përgjigj Klea, duke hedhur poshtë të gjitha aludimet për një ndërhyrje estetike.

klea huta (10)

Në muajin qershor të vitit të kaluar, Klea solli në jetë Kridin, mirëpo tani aktorja duket në super formë.

klea huta (5)

Nisur nga kjo, ndjekësit janë bërë kuriozë të dinë si i humbi kilogramët e tepërt.

klea huta (11)

Klea zbuloi se nuk ka bërë as edhe një ditë të vetme stërvitje që nga lindja, por mori vendimin të hiqte dorë nga buka dhe kjo e ndihmoi të humbiste plot 16 kilogramë.

klea huta (2)

Një tjetër element që e karakterizon bukuroshen brune, janë pikërisht flokët e gjatë, të trashë, si dhe të zinj.

klea huta (1)

Klea zbuloi se ky jo vetëm që është floku i saj i vërtetë, por edhe ngjyra e tij është natyrale, sepse moderatorja nuk i ka lyer asnjëherë.

klea huta (5)

Ndër të tjera, Huta paralajmëroi se së shpejti mund të sjellë një projekt të ri muzikor.

klea huta (9)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al