5 Dhjetor, 2024

Ku po shkon lidhja e tyre? Flet Selena Gomez për marrëdhënien me partnerin: S’jam e sigurt por…


Këngëtarja Selena Gomez, teksa ka qenë e ftuar në një intervistë ka folur për marrëdhënien e saj me të dashurin aktual Benny Blanco.

Aktorja u shfaq në emisionin “The Late Show” ku mori shumë pyetje për partnerin e saj.

Nëse nuk e keni problem të pyes, ku po shkon kjo marrëdhënie?” E pyeti moderatori këngëtaren.

Mirëpo Selena u tregua e rezervuar pasi nuk ndau detaje por tha: “Nuk jam e sigurt se ku po shkon,por po kaloj shumë  mirë”

Më pas ajo u pyet edhe njëherë se “cilat janë qëllimet e tua në këtë marrëdhenie”, pyetje të cilës Selena iu përgjigj duke thënë se e do shumë partnerin e saj duke theksur se ai është dhe një kuzhinier shumë i mirë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al