12 Janar, 2018

Kujdes çfarë publikoni në Facebook, aplikacioni nis filtrimin e postimeve


Të enjten Facebook nisi aplikimin e disa ndryshimeve në mënyrën sesi filtrohen postimet dhe videot në News Feed. Shefi ekzekutiv Zuckerberg tha se një seri ndryshimesh priten në dizajnin e rrjetit social më të madh në botë.

Ndryshimi i filtrave në News Feed do të bëhet për të nxjerrë në pah postimet e miqve dhe familjes duke reduktuar sasinë e përmbajtjeve nga publikuesit dhe markat. Facebook, kompani e cila posedon katër aplikacionet mobile më popullore në botë përfshirë Instagram, prej vitesh u ka dhënë prioritet materialeve të përzgjedhura nga algoritmet si më interesantet për përdoruesit.

33-vjeçari Zuckerberg tha se kjo nuk ka për të ndodhur më. Ky ndryshim i qasjes së rrjetit social pritet ti nxisë njerëzit të përdorin më shumë rrjetin social.

Reklamimi në Facebook nuk do të ndikohet tha zëvendës presidenti i rrjetit social John Hegeman.

Kompania vazhdimisht është kritikuar për algoritmet e saj që jo radhë herë u kanë dhënë prioritet lajmeve të rreme, dhe i tillë ishte rasti i zgjedhjeve presidenciale. /PCWorld Albanian

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al