5 Shtator, 2017

Kujdes, këto janë simptomat më shpeshta të diabetit!


Një numër i madh i njerëzve, madje më shumë se 60%, të cilët vuajnë nga diabeti, nuk e dinë këtë.Diabeti shpesh quhet vrasës i heshtur sepse simptomat e diabetit vështirë vërehen dhe shumë lehtë merren për diçka tjetër. Diabeti zakonisht diagnostikohet me anë të hulumtimeve dhe analizave që nuk lidhen me vetë diabetin.

 

Urinimi i shpeshtuar dhe etja e tepruar

Nëse urinoni shpesh, sidomos gjatë natës, ndoshta vuani nga diabeti. Veshkat përpiqen shumë ta largojnë glukozën e tepërt nga gjaku, gjë që shkakton nevojë për të urinuar. Etja e tepërt ndodh për shkak se trupi ka nevojë për t’i rikthyer lëngjet e humbura. Këto simptoma janë disa nga treguesit e diabetit.

Humbja e peshës

Nivelet shumë të larta të sheqerit në gjak mund të shkaktojnë humbje drastike të peshës, 5-10 kg në një periudhë prej 2-3 muaj. Por, kjo nuk është humbje e shëndetshme e peshës. Insulina nuk mund ta shpërbëjë glukozën dhe trupi mendon se është i uritur dhe fillon t’i tretë proteinat si një zëvendësim për energjinë. Veshkat gjithashtu punojnë me një ritëm më të shpejtë për eliminimin e sheqerit të tepërt, gjë që çon në rritjen e konsumit të kalorive dhe e rrit rrezikun e dëmtimit të veshkave.

Uria

Uria e tepërt është një tjetër simptomë e diabetit që mund të ndodhë për shkak të ndryshimeve të papritura në nivelin e sheqerit në gjak. Kur niveli i sheqerit në gjak rritet, trupi mendon se është i uritur dhe kërkon burime të glukozës, e cila do t’i furnizojë qelizat dhe do ta mundësojë punën e tyre.

 

Problemet me lëkurë

Të kruajturit e lëkurës mund të jetë rezultat i lëkurës së thatë apo qarkullimit të dobët, ndërsa të dy gjendjet janë shenja paralajmëruese të diabetit. Nëse keni probleme me lëkurë të thatë, e cila luspohet, keni njolla të errëta apo lëkura vazhdimisht kruhet, gjithsesi konsultohuni me ndonjë mjek.

Shërim shumë i ngadaltë i plagëve

Infeksionet, gërvishtjet dhe të mavijosurat që shërohen ngadalë janë gjithashtu një simptomë klasike e diabetit. Kjo ndodh për shkak se enët e gjakut janë të dëmtuara për shkak të niveleve të tepërta të glukozës. Gjaku në këtë rast qarkullon më vështirë dhe më ngadalë vjen deri tek organet e caktuara.

Infeksionet kërpudhore

Diabeti e nxit punën e tepërt të sistemit të imunitetit, i cili fillon ta shkatërrojë veten. Imuniteti pastaj dobësohet dukshëm. Për këtë arsye, rritet dukshëm rreziku i formave të ndryshme të infeksioneve, përfshirë infeksioni fungal.

Lodhja dhe ankthi

Kur një person ka nivele të larta të sheqerit në gjak, në varësi të asaj se sa kohë është i ngritur niveli i sheqerit, mund të ndiejë lodhje kronike. Lodhja do t’ju bëjë gjithashtu të shqetësuar. Ndryshimet e papritura në nivelin e sheqerit në gjak mund të shkaktojnë luhatje të humorit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al