9 Shkurt, 2018

Kujdes nga ky çift shqiptar, ja si u marrin qytetarëve 8000 franga


Ndodh shpesh që rrjetet sociale të përdoren për përfitime nga persona të ndryshëm, e në forma të ndryshme.

Kështu, një qytetare nga Prishtina ka shkruar për JOQ.al një rast mjaft të dyshimtë, ku një çift bashkëshortorësh kanë zhvatur para nga mamaja e saj, më saktë gruaja, me pretekstin që ishin të varfër.

Qytetarja ka shpjeguar:

Përshëndetje JOQ! Kam një hall dhe dua ta publikoj foton e një idioteje, e cila mshtroi mamin tim dhe i mori 8 mijë franga me pretekstin që është e varfër dhe e kanë largu nga shtëpia. Është mashtruese sëbashku me burrin e saj, po vjedhin para nga njerëzit duke thënë që janë shumë të varfër dhe nuk kanë se me çfarë të ushqehen. më poshtë do u sjell bisedat e saj me mamin. Tani kemi kuptuar që burri i kësaj qenka Sheh në Prizren me mashtron femra e merr para.”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al