30 Janar, 2018

Kujdes! Një cigare e vetme në ditë shkakton sëmundje dhe vdekje të…


Një studim ka dalë në përfundimin se ulja e numrit të cigareve nuk ndihmon shumë në reduktimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës. Nëse dëshironi që strategjia të ketë efekt, atëherë duhet që duhanin ta lini krejtësisht.

Studimi është publikuar nga e përjavshmja mjekësore britanike BMJ, e cila shpjegon se edhe te njerëzit që nuk kanë tymosur më shumë sesa një cigare në ditë, mundësia e problemeve kardiake është në nivelin 50 për qind me 30%, më e lartë sesa tek ata që nuk e kanë pirë duhanin.

Grupi i ekspertëve hartues të këtij studimi shprehen se sëmundjet kardiovaskulare dhe jo kanceri përbëjnë rrezikun më të madh të vdekshmërisë nga duhani. Gjithashtu konsiderohen edhe shkaktare për gati 48 për qind të vdekjeve të parakohshme të lidhura me cigaren.

Rreziku i zhvillimit të sëmundjeve të tilla te personat që pinë vetëm një cigare në ditë është më i lartë te gratë: 57% është për femrat kërcënimi i sëmundjeve të zemrës dhe 31% ai i hemorragjive cerebrale. Te meshkujt ishte pak më i ulët.

Ndërkohë mesazhi i mjekëve është i qartë: “Mos mendoni se shpëtuat. Nëse duhet ta hidhni këtë hap, nuk ka rrugë të mesme, por vetëm të hiqni dorë nga duhani plotësisht”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al