4 Korrik, 2022

Kundër rrymës, Miriam Cani sapo na zbuloi profesionin e të birit në të ardhmen (FOTO)


Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë ndër çiftet më të preferuara të showbizit shqiptar.

Dyshja janë prindër të dy fëmijëve, vajzës Ameli dhe djalit më të vogël Duamit. Që prej fillimit çifti i artistëve nuk ka hezituar të ndajë me ndjekësit në rrjetet sociale momente nga fëmijët e tyre. Amelin e kemi dëgjuar të këndojë, në këngën kushtuar asaj “Dhurata” dhe mund të themi se nuk është larg hapave të prindërve të saj.

Another baby soon? Miriam and Albani talk about expanding the family

Mirëpo, Duami duket se ka dalë jashtë rrymës. Së fundmi, Miriam Cani ka postuar në instagramin e saj disa foto të vogëlushit, duke e etiketuar si dentist të ardhshëm.

Në foton e parë duket, Duami në gjumë teksa në dorë mban furçën e dhëmbëve.

“Higjenën e gojës e kemi shumë fiksim. 10 herë në ditë nuk mjafton. E mbajmë furçën për siguri dhe në gjumë se si dihet natën,”-shkruan këngëtarja krahas fotos.

Në foton tjetër, shfaqet përsëri djali i Albanit dhe Miriamit duke mbajtur pastën dhe furçën e dhëmbëve.

“Furçën dhe pastën e dhëmbëve gjithmonë me vete. Dentist i ardhshëm,”-shton me tëj Miriami.

Ju kujtojmë që vitet e fundit çifti simpatik Alban Skënderaj dhe Miriam Cani nuk ka qenë shumë aktiv në muzikë duke u fokusuar më shumë te familja dhe bota e biznesit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al