29 Mars, 2018

Kur dhe kujt ia ka dhënë puthjen e parë dukesha e ardhshme?


Edhe pak ditë e ndajnë nga ngjarja më e rëndësishme e jetës së saj, por pavarësisht kësaj, telashet nuk kanë të sosur pë Meghan Markle.

Dukesha e ardhshme, pas publikimit të fotove me pistoletë dhe të brendshme, tashmë i duhet të japë llogari edhe për puthjen e saj të parë.

“DailyMail” ka zbuluar se Meghan e ka dhuruar puthjen e parë në moshën 13-vjeçare, dhe djali me të cilin ajo është puthur quhet Joshua Silverstein.

Edhe pse kanë kaluar shumë vite, media prestigjoze ka zbuluar se ish-i dashuri i Meghan është një personazh i njohur, dhe se ata janë njohur gjatë pushimeve verore.

Gjatë një intervistë dhënë për mediat, Joshua, ka dhënë detaje rreth lidhjes së tij me dukeshën e ardhshme: “Isha 13 vjeç. Së bashku me Meghan ishim në një kamp veror për të kaluar pushimet dhe aty u puthëm”.

Por fjalët e Joshua bien ndesh me ato të Meghan. Kjo e fundit gjatë një intervistë dhënë në vitin 2013, ishte shprehur se nuk e mbante mënd kur e kishte dhënë puthjen e parë.

Ndërkohë “MailOnline” ka mundur të zbulojë se Joshua Silverstein është sot një yll i madh në SHBA, një aktor dhe komedian, i cilësuar si një ndër më të talentuarit në botë.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al