Moderatorja Jona Spahiu u bë nënë tre vite më parë, kur në jetë erdhi djali i saj, Raiden. Tashmë ajo duket se është fokusuar tek karriera, pasi i është rikthyer televizionit që pas lindjes.
Tani që Raiden është rritur, Jonës i duhet të dëgjojë shpesh pyetjen “Kur do bësh një beb tjetër?”.
Spahiu vendosi që të përgjigjej me një video. Ajo vendosi që këtë përgjigje ta japë bashkëshorti i saj, Frenklini, të cilin e filmoi teksa qëndronte i shtrirë përpara telefonit.
“Më 1 mars fillon lufta”,- dëgjohet të thotë me shaka partneri i Jonës.
Ndërkohë, kur e pyesin se sa kilogramë është, Jona përgjigjet: “Të jem e sinqertë, më nervozon kjo pyetje, jo vetëm këtu, por edhe në jetë… Më thoni ju çfarë do t’i ndryshonte në jetë dikujt të dinte për peshën e dikujt tjetër?!
Ndonjëherë kuriozitet i marrë, ndonjëherë për inerci e ndonjëherë si bazë krahasimi, ‘pesha’ është një temë sensitive, me goxha influencë në cilësinë dhe dinamikat e jetës tonë.
Këtë e thotë një njeri që ka vuajtur presionet e televizionit për të qenë gjithnjë e më e hollë, por edhe një njeri që ka arritur të gjejë ekuilibrat në jetë, që kryesisht ushqehet shëndetshëm, bën aktivitet fizik çdo ditë dhe jetë sociale”.
Pavarësisht kësaj, Jona zbuloi se është 62 kilogramë, pavarësisht se ndihet më mirë me veten kur peshon 58-59 kilogramë.
Ndërsa në lidhje me bashkëshortin e saj, Jona tha se janë “dashuruar, lidhur, bashkëjetuar, martuar, bërë me fëmijë, për një vit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al